Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 16:34

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq është takuar sot, në Vatikan, me kryetarin e Kishës Katolike Papa Françeskun.

 Temë e bisedave, siç njoftojnë mediet serbe, transmeton Koha.net, pos krizës së refugjatëve, ka qenë edhe kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Gjatë takimit që ka zgjatur 35 minuta, Nikoliq ia ka dorëzuar Papës Kanunin e Dushanit si dhe monografinë e manastireve të Kosovës.