Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 13:28

Nikozi – Bashkimi Evropian do të fillojë bisedime për bashkim të Serbisë në atë moment kur Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje për Kosovën, ose kur Brukseli do të jetë i sigurt se do të arrihet deri në marrëveshje, vlerësoi presidenti i Qipros, Jorgos Vasiliu.

Në intervistën për Tanjugun, ai theksoi se ka nevojë që të arrihet deri në një zgjidhje të qetë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se ai do të jetë momenti i fillimit të negociatave me Serbinë.

Vasiliu shprehu pritje se të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë do të bëhen anëtare të BE-së dhe për atë, siç tha, nuk ka dyshim, ndërsa pamjet për Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi janë aq të mira, se vetë vendet do t’i bëjnë.