Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 17:46

Kërstimir Pantiç i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Veriut të Mitrovicës si dhe Marko Jakshiç, lideri i të ashtuquajturës bashkësi e komunave dhe lokaliteteve të Kosovës, të premten në orët e mesditës nuk janë lejuar të kalojnë në Serbi përmes kalimeve ilegale që grupet serbe i kanë hapuar rreth Jarinjës.

Të ashtuquajturit liderë serbë të veriut të Kosovës nuk janë lejuar të kalojnë në Serbia nga xhandarmëria e Serbisë e cila i ka detyruar ata që të kalojnë në Serbi përmes pikalimit kufitarë në Jarinjë.

Burime të portalit Lajmeshqip.com kanë njoftuar se xhandarmëria e Serbisë ka vendosuar edhe barriera prej dheu në këto pikalime kufitare ilegale që janë hapuar gjatë vitit të shkuar.