Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 10:50

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 21 dhjetor, ora 17:00) Kapos së krimit në veriu të Mitrovicës dhe Kosovës, Zvonko Veselinoviçit i janë dhënë 30 ditë arrest me burg.

Vendimi është marrë të enjëtn nga Gjykatëa e Lartë të Kralevës nga ana e gjykatësit hetues Milan Davidoviç. Zvonko akuzohet se në mënyrë të pa lejuar ka mbajtuar, ka përdoruar dhe ka shitura arëm si dhe eksploziv. 

Seanca dëgjimore në të cilën është marr vendimi për caktimin e 30 ditëve paraburgim për Zvonkun ka zgjatuar mbi dy orë dhe në gjë e tillë është bërë pa pranin e media.

***************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 21 dhjetor, ora 17:00) Mitrovicë – Profesori i Edukatës fizike, Aleksandar Stojanoviç, i njohur me nofkën ‘Aca’, person i varuar nga droga, është njëri ndër bashkpuntorët më të ngushtë të vllezërve Veselinoviç që u arrestuan ditë në parë në afërsi të qyteti serb të Kralevës.

Aca Stojanoviç është personi që së bashkau me vllezërit Veselinoviç dhe nën urdhërat e tyre, ka marr pjesë direkte në sulmin me armë zjarri në drejtim të pjestarëve të NATO-së në pikën kufitare në Jarinjë si dhe në barrikadën në fshatin Jegenicë të komunës së Zubin-Potoku.  

Stojanoviç është person i njohuar për policinë dhe në këto dy incidente të grupeve kriminale serb ndaj pjestarëv të KFOR-it, “Aca” në Jegenicë ka sulmuar edhe me një granatë dore.

Në të dy këto incidentë në atë kohë u plagosën mbi 50 ushtarë të NATO-së. Burimet e portalit më tej kanë shtuar se “Aca” është person i njohur edhe për KFOR-in që është filmuar me arëm në dorë në të dy incidentet që kanë ndodhuar në veri të Kosovës.

“Aca” ka bashkpunim të ngushtë me shqiptarë në jug të Mitrovicës dhe shumë shpesh është parë duke pirë kafe në Mitrovicë, Vushtrri e Prishtinë. (LajmeShqip.com)

************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 21 dhjetor, ora 10:50) Kosova, pjesa veriore e saj, komuniteti serb ka qenë i shokuar, befasuar dhe frikësuar me arrestimin e vllezërve Veselinoviq nga ana e policisë së Serbisë, arrest ky që është bërë në afrësi të qendërs së skijimit në Kopavnik të Serbisë një ditë më parë.

Derisa 4 të ashtuquajturit kryetarë të komunave të veriut të Kosovës Sllavish Ristiç i Zubin Potokut, Dragisha Milloviç i Zveçanit, Kërstimir Pantiç i Mitrovicës dhe Branko Niniç i Leposaviçit si dhe i ashtuquajturi kryetar i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç, pas arrestimit të krahut të djathët të tyre vllazërve Veselinoviq ende nuk janë prononcuar për media.

Burime të portalit kanë mësuar se këta të ashtuquajtur lider, disa prej tyre tani më janë shumë të frikësuar edhe për sigurin e tyre pasi që Veselinoviçët mundet të hapin gojën më pas këta liderë mundet të përfundojnë nën pranga.

Liderët e heshtur që nga korriku i këtij viti në shumë raste i kanë bërë thirrje Velelinoviçëve dhe klanit të tyre që të dalin në aksion të djegin pikat kufitare, të bllokojnë rrugët duke vendosur barrikada si dhe të betonojnë ato.

Po ashtu lideri i Zubin-Potokut, Sllavisha Ristiç, nga klani i Veselinoviç më 26 korrik ka kërkuar “që me çdo kusht, policia e Kosovës, njësia speciale ROSU të ndalohet qoftë edhe me vrasje” kërkesë kjo që është bërë pikërishtë në orët e mesditën në qendër të Zubin-Potokut ku më pas në hyrje të fshatit Varag është vrarë në një pritë polici i Kosovës tani më heroi i Kombit Enver Zymberi.

Burimet kanë mësuar se në kanale të ndryshme, liderët e serbëve të veriut të Kosovës kanë kërkuar nga zyrtarë në Beograd që Veselinoviçët mos të ekstradohen në Policin e Kosovës dhe atë të EULEX-it.

“Nëse Zvonko i ekstrodohet policisë ndërkombëtar në Kosovë EULEX ose asaj të Kosovës ne do ta kemi punën shumë keq”- kanë thënë liderët në një bisedë që kanë pasur mbërmë në orët e vona.

Në anën tjetër edhe rojtarët e barrikadave në veri të Kosovës kanë qenë shumë të shqetësuar për siguriën e tyre. E vetmja temë e bisedës tek këta rojtarë ka qenë arrestimi i Veselinoviçëve si dhe mundësia e arrestimit të çdo njerit prej tyre.

Rojat kanë akuzuar edhe Qeverinë në Beograd dhe lidërt në Kosovë si i kanë tradhtuar duke arrestuar njeriun që ka kontribuar më së shumti në vendosjen dhe mbajtjen e barrikadave.

Pas arrestimit të Veselinoviçëve kanë pasur edhe shumë dezertimi i rojtarëve të barrikadave të cilët janë larguar nga detyra e tyre pasi kanë theksuar se “edhe ne mund të arrestoh mi dhe nuk duam që të jemi më këtu”- ka deklaruar një burim i portalit nga barrikada në Rudare.

Në anën tjetër në veri të Kosovë nata ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Shqiptarët në jug të Mitrovicës kërkojë nga forcat ndërkombëtare dhe policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it që të kërkojë ekstradimin e Veselinoviçëve në Kosovë dhe se ata duhet të përballen me gjyqin këtu e jo në Serbi.

 

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 00:50) Drejtoria e policisë së Serbisë në Kralevë ka njoftuar në orët e vona se ka caktuar 48 orë paraburgim për dy vllezërit Veselinoviç, Zvonko 31 vjeç si dhe Zharko 26 vjeç të dy banorë të fshati Dolane të komunës së Zveçanit.

Sipas policisë dy vëllezërit Veselinoviç janë arrestuar në bazë të dyshimit se ka kryer vepër penale të prodhimit, përdorimit dhe shitjes së arëmëve dhe eksplozivëve të ndryshëm.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 23:00) – Burimi i Portalit LajmeShqip.com njofton se pjestarët e KFOR-it kanë bllokuar mbi 2 orë rrugën alternative në pikëkalimin kufitarë në Jarinje, G1, të cilin e kishin hapur grupet kriminale serbe.

Burimi i portalit thotë se pjesëtarët e KFOR-it e kanë bllokuar këtë pikë kufitare që të çon drejt qytetit të Kralevës në Serbi, në kohën kur u bë dhe arrestimi i Zvonko dhe Zharko Veselinoviç.

“Kjo lë të dyshohet se KFOR-i ose ka qenë i njoftuar  paraprakisht për arrestimin e mundshëm ose ka bashkëvepruar”, thotë burimi i Portalit i afërt me strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës dhe e quan gati të pamundur mundësinë e një rastësie.

Ndërkohë, pasi është kryer arrestimi i vëllezërve Veselinoviç, KFOR-it ka liruar pikëkalimin kufitar në Jarinjë për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ndërkohë që pikëkalimi kufitar në G1 është duke u mbajtur i bllokuar nga serbët.

**************************

Mitrovicë – Autoritetet serbe kanë arrestuar sot pasdite kriminelin serb, Zvonko Veselinoviç, kreu i kontrabandës dhe krimit në veri të Kosovës dhe një prej personave të dyshuar për vrasjen e policit të njësisë speciale Rosu, Enver Zymberi në korrik të këtij viti.

Veselinoviç është arrestuar bashkë me vellanë e tij në Kopavnik të Serbisë, më saktësisht në rrugën mes Rashkës dhe Kopavnikut.

Burimi i Portalit LajmeShqip.com bën të ditur edhe emrin e vëllait të Zvonkos, Zharko Veselinoviç i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje në aktivitetin kriminal në veri.

Sipas burimit të portalit, kapja e Zvonkos dhe Zharkos është bërë në mënyrë të përgatitur nga forcat e Serbisë, më saktësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP), të cilat e kanë konsideruar rrezik të jashtëzakonshëm mundësinë që Zvonko Veselinoviç ti jepte informacione EULEX-it dhe KFOR-it.

Burimi vazhdon më tej se kapja në këtë kohë dhe në këtë mënyrë u bë pasi forcat e MUP kishin informacione se KFOR-i dhe EULEX-i ishin shumë pranë kapjes së tyre.

Agjencia serbe e lajmeve B92, ka raportuar se Veselinoviç është kapur në territorin e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale. Kjo agjenci ka thënë se ai është aktualisht në rrugën për në Kralevë, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore para gjyqtarit përkatës.

I dyshuar për vepra kriminale është edhe vëllai i tij, Zharko Veselinoviç. Burimi i LajmeShqip.com thotë se ata janë dërguar në Stacionin e  Policisë në Kralevë, ku është njoftuar Prokurori i Kralevës dhe Prokurori për Krim të organizuar të Republikës së Serbisë.

Ndërkohë ka burime tjera që thonë se MUP-i i Serbisë e ka bërë me qëllim që këta dy persona të mos kapen nga EULEX dhe KFOR, por që informacionet ti posedojnë ata.

Arrestimi i kriminelit Zvonko Veselinoviç ndodh pak ditë pas deklaratës publike të komandantit të KFOR-it, Erhard Drews se ai qendron prapa krimeve dhe trazirave në veri të Kosovës.

LajmeShqip.com ka raportuar vazhdimisht për veprimtarinë kriminale të Zvonko Veselinoviçit në veri të Kosovës i papenguar nga askush.

Portali zbulonte çdo detaj nga kriminaliteti i tij e çdo lëvizje në Kosovë. Nuk kishte veprim konkret për kapjen e tij.

U desh që të denonconte publikisht komandanti i KFOR-it që autoritetet kosovare ta pranonin si kriminel Zvonkon i cili qëndron prapa sulmeve gati vdekjeprurëse të armatosura mbi ushtarët paqeruajtës të KFOR-it.

Portali LajmeShqip.com është i vetmi që ka publikuar ekskluzivisht kontratat mes Zvonko Veselinoviç dhe PTK-së për vendosjen e antenave në veri të Kosovës. (LajmeShqip.com)