Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 17:56

Prishtinë – Dialogu zyrtar ndërmjet Beogradit e Prishtinës sapo ka filluar, kurse organizatat joqeveritare nga Serbia dhe Kosova kanë nisur bashkëpunimin shumë më herët, u tha sot në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në të cilën përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga Kosova hedhën poshtë mundësinë e ndarjes së territorit, njohtojnë mediat kosovare.

Kryetari i Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, theksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për përparimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se gjithë rajoni është i përcaktuar për ecje përpara drejt integrimeve evropiane, ka transmetuar mediumet kosovare duke iu referuar atyre serbe.

Biserko theksoi se Serbia është një nga tre eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë, që tregon se jeta dhe nevojat për bashkëpunim janë më të fuqishme se pengesat. Serbia duhet të bëjë hapin tjetër dhe në këtë kontekst të pranojë përgjegjësinë për realitetin e ri kosovar, përkatësisht pavarësinë, tha Biserko.