Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 20:16

“Millosheviçi, Koshtunica e Gjingjigji, gjithmonë na kanë përkrahuar por në këtë kohë nuk e kemi përkrahjen e presidentit Boris Tadiç” iu ka thënë rreth 1000 serbëve të tubuar Marko Jakshi, njëri nga udhëheqësit e Këshillit Nacional serb për veriun e Kosovës.

Sipas tij në të gjitha kohët, serbët e Kosovës e kanë pasuar përkrahjen e shtetit të Serbisë ndërsa që tani më këtë përkrahje nga Boris Tadiç nuk e kanë. “Na ka përkrahuar Mbretëria, Sllobodan Millosheviç, Voisllav Koshtunica si dhe Zoran Gjingjiç por tani  ky president më nuk po na përkrah ne serbëve të Kosovës thënë” tha Jakshiç.

Me moton ‘Duam zgjedhje, nuk duam dogana’, i ashtuquajturi Këshilli nacional serb për veriun e Kosovës organizoi të enjten protestë, në shenjë mbështetje të organizimit të zgjedhjeve serbe në të gjitha nivelet edhe në territorin e Kosovës.

Në këtë tubim gjithashtu është thënë se veriu i Kosovës kurr nuk do të hjekë dorë nga Serbia si dhe vullneti i qytetarëve i shprehur me referendum duhet të respektohet. “Qeveria e Serbisë duhet t’i mbajë zgjedhjet në tërë Kosovën dhe marrëveshjet të cilat janë arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të hidhen poshtë nga Parlamenti”- ka thënë Jakshiç.

“Populli serb do të mbijetojë në Kosovë dhe nuk do të lejojmë që në shtetin serb të vendosen kufijtë, par nuk do të lejojë policë dhe doganier shqiptarë në veri” ka thënë më tej Jakshiç.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se në tubim kanë marr pjesë rreth 1000 persona ndërsa tubimi ka përfunduar i qetë.