Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 15:05

Mitrovicë – Përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës, duan kthim prapa. Ata kanë dalë të enjten me një propozim të çuditshëm.

I ashtuquajturi Kuvend i Bashkësisë së Komunave serbe  në veri, ka mbajtur një takim në të cilin ka kërkuar që në Urën e Ibrit ose, më sakësisht, në pjesën që ndanë Veriun e Mitrovicës me Jugun, të vendosen helmetëkaltrit e Kombeve të Bashkuara, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Sipas tyre, këta janë të domosdoshëm, për arsye se, siç kanë thënë ata, “gjendja e serbëve në Kosovë është e rëndë dhe në një shkallë të lartë të rrezikshmërisë”. (LajmeShqip.com)