Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 09:18

Mitrovicë – Bashkëpunëtorët e portalit nga veriu i Mitrovicës, kanë raportuar për një grumbullim të një numri të konsiderueshëm serbësh pranë gjykatës në veri.

Bëhet e ditur se serbët e grumbulluar, në numër prej 100 vetash, po protestojnë, në formë presioni mbi gjykatën, kundër arrestimeve dhe nxjerrjes së mundshme para drejtësisë të të dyshuarve për shkaktimin e trazirave në veri të Kosovës.

Organet kompetente, por edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, kanë paralajmëruar arrestimin e shpejtë të përgjegjësve për djegien e pikës kufitare në Jarinje dhe autorëve të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, heroit Enver Zymberi.

Ndërkohë, sekretari i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar për një mobilizim të serbëve në veri dhe gatishmëri për rikthimin e barrikadave në rrugë. (LajmeShqip.com)