Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 19:58

(Mitrovicë E mërkurë 15 shkurt) Nuk ka më rendësi se sa votues iu drejtohen kutive për të votuar në refrndumin e organizuar nga strukturat paralele dhe kriminale serbe, që Serbia I ka instaluar në Kosove.

Referendumi është i gatshëm dhe rezultati dihet paraprakishtmbi 70 përqind e votuesve do të votojnë në këtë referendum ka thënë një burim ndërkombëtar për portalin Lajmeshqip.com. Sipas burimit në Zvecan, Mitrovicë veri dhe Zubin Potok, gjatë ditës së parë të këtij referendumi nuk kanë marrë pjesë as 20 përqind të votuesve, ndërsa strukturat serbe pretendojnë se ka patur një pjesëmarrje mbi 30 përqind ndërsa të mërkurën në mengjez këto struktura theksojnë se përqindje  ka kaluar mbi 50 përqind.

Realiteti në këtë referendum është se gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës janë mbushuar kutitë e votimit nga grupet kriminale që kanë marrë urdhëra po ashtu nga strukturat politike e krimianle serbe të të 3 komunave në veriun e Kosovës.

Strukturat kriminale të sigurisë që janë të vendosuar në Kosovë nga Serbia si polici, Mbrojtja territoriale dhe grupet të tjetra kanë bërë presion ndaj banorëve që të dalin gjoja për të votuar.

Këto grupe nuk kanë pasuar për qëllim që votuesit të dalin e të votojnë, por për shkak të opinionit dhe kamerave që të duken se gjojan njerëzit po votojnë me dëshirë. Se sa persona kanë marr pjesë në votim më së miri mund të konstatohet aty ka kanë votuar të ashtuqujturit kryetarë të Komunave e që janë xhiruar nga mediat ndërsa vendvotimet janë të zbrazuara.

Referendumi është shumë i qartë, në veri të Kosovës nuk ka as 18 mijë votues serb dhe jo më 35 mijë sa pretendojnë strukturat serbe” bën me dije burimi i portalit.  

*********************

Mitrovicë- Referendumi illegal i serbëve në Kosovë ka përfunduar për të rifilluar gjatë ditës së nesërme. 

Sipas informacioneve të fundit rreth 31.5 përqind e banorëve kanë marrë pjesë në votim, deri në orën 16.00.  Në total votuan 8,356 banorë, ku pjesa më e madhe ishte në Komunën paralele të Mitrovicës.

Banorët veriut të Kosovës, të komunitetit serb, që nga orët e hershme të mëngjesit iu kanë drejtuar kutive të votimit në kuadër të referendumit ilegal që është duke u mbajtur po ashtu nga struktura ilegale serbe. 

Dalja e qytetarëve në vend votime ka qenë e pakët  dhe për këtë janë të shqetësuar strukturat paralele serbe. Rezultatet paraprake do të bëhen publike më 15 shkurt, ndërsa ato përfundimtare më 19 të këtij muaji.

****************************

Strukturat kriminale serb, MUP-I serb, Mbrojtja Teritoriale serb si dhe grupe te tjera kriminale jane duke i trokitur në derë do banori serb në veri dhe po i bëjnë presion që të dalin në votime. “Nëse nuk dilin në

 votime ne do t’ua ndalim pagat që merrni nga Qeverai e Serbisë”- iu kanë thënë grupet serbe, qytetarëve.

“Burimet bëjnë me dije njoftojnë se dalja e qytetarëve është e paktë ndërsa votimi kryesor dhe shumë i madh, do të bëhet gjatë natës kur kutitë e votimit do të mbushen nga këto struktura dhe grupe kriminale” -ka thënë një burim i portalit nga veriu.

***********************************

Në tri komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë veri, Zveçan dhe Zubin Potok që nga ora 7 e mengjesit janë hapuar 49 vendvotim ku qyetarër serbë do të deklarohen në referendumin e tyre ilegal se ‘a i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës’, me ‘po’ ose ‘jo’.

 

Sipas informacioneve nga këto komuna dalja e qytetarëve për të deklaruar ka qenë shumë e paktë ndërsa tani në orët e mesditës vërehet një rritje e lehetë në pjesmarrjen e votuesve. Në anën tjetër në komunën e Leposaviçit e që kontrollohet nga DS-ja e presidentit Tadiç, referendumi do të mbahet vetëm të mërkurën.

Sipas strukturave ilegale serbe që janë të vendosuar në Kosovë në komunën e Zubin Potokut, të drejtë vote kanë 22 mijë persona. Në këtë komunë, vend votimet në disa zona, janë hapuar edhe të hënën në mbrëmje kanë thënë një burimi i portalit. Ndërsa në komunën e Zveçanit ka mbi 8 mijë votues që do të deklarohen në 11 vendvotime.

I ashtuquajturi kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç, pasi votoi në referendum ka thënë për mediat se me këtë veprim serbët do t’u dërgojnë mesazhe të qarta si liderëve kosovarë, përfaqësuesve ndërkombëtarë, po ashtu edhe disa politikanëve në Serbi.

Ai më tej ka shtuar se ky referendum do të ketë rëndësi historike pasi do të ndryshojë pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën, pavarësisht faktit se disa mundohen ta paraqesin se ai nuk do të ketë kurrfarë rëndësie ka pohuar Pantiç. Sipas tij, rezultatet e këtij referendumi nuk do të mund t’i injorohen nga askush.

Në anën tjetër rerefendumi ilegal i strukturave paralele serbe nuk është duke u monitoruar nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Ndërsa policia e Kosovës ka theksuar se për të, kjo ëhstë një ditë normale e punës.

Ne jemi duke punuar në punë operative duke vëzhguar, mos ndonjë organizatë radikale apo individ po futet në Kosovë për të krijuar probleme. Deri më tani në rajonin e Mitrovicë çdo gjë është në kuadër të normales ka thënë policia.

***********************

Mitrovicë- Të martë dhe të mërkurën që nga ora 7 e mengjesit 35 500 votues,  qytetarët serbë të veriut të Kosovës do t’iu drejtohen 82 vendvotimeve në referendumin që do të mbahet me pyetjen e vetme i pranoni apo jo institucionet e të ashtuquajturit Shteti i Kosovës në 4 komunat serbë në veri.

“Referendumi do të mbahet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin-Potok”- ka thënë Lubomir Radoviç, anëtar i komisionit për mbarvajtjen e referendumit. Ai ka shtuar se në veri gjithshka është gati për fillim e mbajtjes së referendumit.

Referendumi do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt ndërsa në Leposaviç, vetëm në 15 shkurt, duke mos dhënë asnjë arsyetim se pse në këtë komunë do të votohet vëtëm një ditë.

Janë shtypuar 35500 fletëvotime, një pjesë edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se do të hapen 82 vendvotime ku qytetarët do të deklarohen me po ose jo në pyetjen “a jeni për instalimin e institucioneve të Kosovës në katër komunat në veriun e Kosovës”.

Sipas tij kushtet e vështria atmosferike mundet të ndikojnë, që në votim të dalin më pak njerëz nga sa mendohet, ndërsa rezultati i parë paraprak i referendumit do të publikohet më 19 shkurt.