Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 14:34

Mitrovicë – Rritet irritimi i serbëve të veriut të Kosovës, pas paralajmërimit për kthimin e doganierëve, gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë.

Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se ata kanë paralajmëruar rritjen e numrit të barrikadave në veri të Mitrovicës, që nga nata e sontme, ndërsa për të mërkurën në mesditë kanë paralajmëruar një tubim të madh në sheshi e ashtuquajtur Shumadija (qendrore), për ta kundërshtuar shtrirjen e shtetit të Kosovës në veri.

Burime të portalit kanë bërë të ditur se mbrëmë dhe sot, përmes rrugëve ilegale, në veri të Kosovës kanë hyrë nga Serbia një numër i madh grupesh kriminale, të përgatitur për të rezistuar.

Të ashtuquajturat struktura paralele serbe po synojnë që me të gjitha format ta pengojnë vendosjen e doganierëve dhe të policëve të Kosovës në Jarinjë dhe Bërrnjak dhe kthimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve shqiptarë në gjykatat në veri. (LajmeShqip.com)