Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 10:27

Serbët duket se e kanë menduar seriozisht kërcënimin për shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit. Aq sa tashmë kanë hartuar një ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’.

Portali Indeksonline ka parë një draft që po qarkullon ndër serbët e veriut. Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, dhe thonë se pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata deytrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.

“Të mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme më Xxxxx, 201x në Mitrovicën e Kosovës, kryeqyteti  i Republikës së Kosovës Veriore

Duke iu referuar Mendimit këshilldhënës të GJND-së në Hagë në lidhje me pavarsinë e njëanshme të Kosovës më 22 korrik 2010

Duke respektuar dispozitat e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut të 2001

Të dedikuar për mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e diverzitetit të njerëzve tanë

Duke riafirmuar dëshirën tonë për integrim të plotë në familjen e demokracive euro-atlantike

Krenarë që pasi vendosjes së UNMIK-ut në Kosovë, Kosova Veriore ka zhvilluar institucione funksionale e multietnike që shprehin lirshëm vullnetin e qytetarëve tanë

1.Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallin Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovram. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të rafirmohet me referendum, dhe që është në përputhje të plotë me rekomandimet e GJND-së dhe me të gjithë dokumentet e tjera relevante që lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës

2. Ne e shpallim Kosovën Veriore republikë demokratike, sekulare dhe multi-etnike, e udhëhequr nga parime për jo-diskrimnim dhe mbrojtje të barabartë para ligjit.

3. Ne marrim të gjitha obligimet që në si shtet demokratik i trashigimojnë nga parardhësit tanë legale, si dhe të gjithë obligimet ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

4. Ne do të miratojmë Kushtetun sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve

“Deklarata e Pavarësisë” vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se “Republika e Kosovës Verirore” e ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO, ftohet prezencë ndërkombëtare për ta mbikëqyrur “pavarësinë”, dhe thuhet se respektohet integriteti i shteteve fqinje.

Në fund ftohen të gjitha shtetet e botës që ta njohin “Kosovën Veriore” dhe t’i ofrojnë miqësi asaj.,

Oliver Ivanoviq është i pari që ka paralajmëruar mundësinë e shpalljes së pavarësisë së veriut.