Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 16:10

I ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantiç deklaroi se “barrikadat nuk kanë qenë pengesë për në  BE, kjo u dëshmua sepse Serbia mori statusin e kandidatit”. Ai shprehet i shqetësuar me sjelljen e qeverisë së Serbisë e cila është duke hequr dorë nga serbët e veriut e duke i lënë ata të jetojnë në pavarësinë e Kosovës.

“U pa që i vetmi kusht ka qenë që qeveria e Serbisë të pranojë pavarësinë e Kosovës, me pranimin që institucionet e Prishtinës të përfaqësohen në forumet rajonale ka pohuar Pantiç.  Sipas tij, ky është edhe një fakt që kjo qeveri është në fund të mandatit të saj, edhe pse nuk do të duhej të guxonte, të lëshonte pe nga presionet dhe shantazhet e një pjese të bashkësisë evropiane, ajo ngadalë po heq dorë nga mbrojtja e Kosovës.

“Ditët në vazhdim do të shihet nëse ky ishte hapi i fundit i qeverisë apo edhe kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Sllavica Xhukiç-Dejanoviç do të vendosë të mos e respektojë Kushtetutën duke mos shpallur zgjedhjet lokale edhe në Kosovë”- ka thënë Pantiç.

“Nëse Qeveria e Serbisë vendos t’i shpërbëjë institucionet serbe në Kosovë, disa mijëra qytetarë, fëmijët e tyre do t’i kalojnë në shkollat e Serbisë qendrore dhe do të fillojnë me shpërnguljen”- ka thënë ai.

“Jo për 30 vjet, si ka thënë para pak kohësh kryetari Boris Tadiç, por serbët e Kosovës nuk do të ketë më vend as për tri vjet”- ka nënvizuar ai.

Pikat kufitare G 1 në Jarinjë dhe G 31 në Bërnjak nuk janë pika të veçanta pasi në to zbatohen të njëjtat masa si edhe në vendkalimet e tjera kufitare, madje edhe më rigorozisht pasi akciza e mallit atje nuk bëhet por duhet në Merdare ka thënë Pantiç. Sipas tij “serbët sërish janë mashtruar nga qeveria e tyre, e cila i shtyn në Kosovën e Pavarur. Serbia po heq dorë nga populli i vetë dhe është koha e fundit që kjo qeveri të thotë hapur se çfarë do të bëhet me popullin i cili jeton këtu”.

“Cili është fati ynë dhe nëse po jetojmë në Serbi apo në Kosovën e Pavarur”, ka thënë Pantiç i cili beson se që serbët e veriut të Kosovës nuk do të paguajnë doganë dhe se maksimalisht do t’i anashkalojnë ato pika duke përdorur rrugë alternative.

“Jam i sigurt që Ministri i Policisë, se përdori dhunën ndaj popullit të vetë, ashtu edhe neve do të na mbyll rrugët alternative duke u ndihmuar shqiptarëve që ta ndërtojnë pavarësinë e Kosovës”- ka thënë lideri i radikalëve serbë në veriun e Kosovës Kërstimir Pantiç.