Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 13:15

Mitrovicë (PLOTËSUAR 14:09) – Rikthehet qetësia në Leshak të Leposaviqit. Njësitet e KFOR-t dhe të EULEX-it i kanë përmbushur kërkesat e serbëve, duke ua treguar urdhrin nga Prokuroria për të konfiskuar eskavatorin, të cilin misioni evrpoian synonte ta konfiskonte për hetime.

Pas kësaj KFOR-i dhe Policia janë lejuar të kalojnë dhe situata tani atje është qetësuar.
Situata është qetësuar pasi që forcat ndërkombetar iu kanë treguar serbëve urdhërein e prokurorit ndërkombëtar për konfiskimin e eskavatorit të ndërmarrjes paralele serbe “Srbija Shume” dhe pas kësaj situata është qetësuar, ka thënë i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Leposaviqit, Branko Niniq.

EULEX-i në fillim kishte arrestuar edhe rojtarin e kësaj ndërrmarrje, pasi që ai nuk i kishte lejuar forcat ndërkombetare që të marrin eskavatorin dhe vetëm pasi që këta e kanë liruar rojtarin, barrikadat janë larguar.

I gjithe ky operacion është kryer nga EULEX-i dhe policia e Kosovës, ndërsa është mbeshtetuar nga KFOR-i.

Konfiskimi i eskavatorit është bërë me qëllim të zbardhjes së hetimeve rreth djegies së pikës kufitare në Jarinje, më 26 korrik, nga grupe serbësh. (LajmeShqip.com)

********************************

Mitrovicë – Në fshatin Postenjë të Leshakut, në Leposaviq, një grup serbësh e kanë bllokuar sot një njësit të KFOR-it, kurse këtë veprim e ka arsyetuar Branko Niniq, i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Leposaviqit, i cili ka thënë se “KFOR-i deshi ta pushtojë një objekt të Pylltarisë së Serbisë”.

Sipas tij, banorët lokalë serbë e kanë bllokuar këtë rrugë dhe ushtarët e KFOR-it kanë mbetur të ngujuar, pasi që, përveç kësaj nuk ka rrugë tjetër në atë drejtim.

Niniq ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime për zhbllokimin e rrugës, ndërkohë që helikopterë të KFOR-it po lëvizin mbi Leposaviq, kurse forca të shtuara ushtarësh janë vendosur në terren.

Ndërkohë, forca të KFOR-it kanë bllokuar anën e majtë mbi bregun e lumit Ibër, në drejtim t ëpesë fshatrave të Leposaviqit, të cilat kapot serbë të krimit të organizuar i kanë shfrytëzuar për kontrabandë dhe veprimtari ilegale.

Në po këto rrugë, disa herë kanë hyrë në veri të Kosovës ilegalisht Borko Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq.