Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 12:16

Mitrovicë (PLOTESUAR 06 NENTOR 13:00)- Magjistralja Mitrovicë-Leposaviq është zhbllokuar, ndërsa ka vazhduar qarkullimi i lirë i automjeteve në këtë drejtim, njofton policia.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë për Kosovapress se rreth 80 persona kanë bllokuar të martën në mëngjes këtë magjistrale në fshatin Rudare, duke protestuar kundër arrestimit të Sllavolub Joviqit dhe të serbëve tjerë në veri.(LajmeShqip.com)

************************************************

Mitrovicë – Mëngjesi i sotëm në fshatin Rudar të komunës së Leposaviqit ka nisur me një protestë të serbëve lokalë dhe kërkesën e tyre për lirimin e Sllavolub Jovicit i njohur me nofkën Pagi. Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti tha se protesta ka qenë e qetë dhe pas një ore protestuesit janë shpërndarë duke mos shkaktuar ndikuar në situatën e sigurisë në vend.

Sllobodan Jovic i njohur me nofkën Pagi është arrestuar ditë më parë nga forcat e MUP-it serb ndërsa një gjykatë e Kralevës i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai njihet si njëri ndër udhëheqësit kryesor të strukturave paralele në veri ndërsa dyshohet për organizimin edhe të protestave të dhunshme ku u plagosën disa ushtarë të  KFOR-it gjerman dhe austriak. Lidhur me arrestimin e tij kishin reaguar Institucionet duke e quajtur atë kidnapim dhe cenim i integritetit territorial të Serbisë brenda territorit të shtetit të Kosovës. (LajmeShqip.com)