Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:15

Mitrovicë (PLOTËSUAR,  14:11)  Pas heqjes së barrikadës në Rudare të vogël, mbrëmë gjatë natës, 23 ushtarë të KFOR-it janë lënduar, tre prej tyre rëndë.

Një pjesëtar i KFOR-it Portugez është në gjendje kritike për jetën. Pas ndihmës që i është dhënë, ushtari i Kfor-it portugez është dërguar me aeroplan special në atdhe, mjekët janë duke luftuar për t’i shpëtuar jetën.

Meret vesh se grupet kriminale serbe, kanë përdorur kunder ushtarëve te NATO-s pos gurëve edhe granata dore e armë zjarri. Ndërkohe grupe kriminale serbe kane rivendosur barrikadë tjetër në Rudare me lartesi mbi 2 metra.

******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 10:00) – Raportohet se trupat e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbrojnë barrikadën.

Raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin ishin portugezët dhe hungarezët. NATO-ja, megjithatë, nuk ka komentuar ngjarjen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin e ndodhur mbrëmë.

“Në orën 1 pas mesnate, një shpërthim ka ndodhur në lagjen “Tre Rrokaqiejt”. Nga ky shpërthim janë dëmtuar dy vetura, mirëpo nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hoti për “Zërin”.

Që pas aksionit për marrjen e kontrollit të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën në mesin e muajit korrik, e deri më tani në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore-të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.

******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 24 Nëntor 2011) – Në një shpërthim të fuqishëm në Veri të Kosovës janë dëmtuar dy automjete të udhëtarëve.

Në incidentin që ndodhi në orën një pas mesnate askush nuk është lënduar.

Shpërthimi ka qenë në afërsi të Fakultetit ekonomik.

“Tani për tani nuk kemi motiv as të dyshuar për këtë sulm me bombë. Me siguri është aktivizuar bombë e dorës”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Kosovës Besim Hoti.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 17:15) – Portali LajmeShqip.com ka raportuar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë, ndërsa sot Tagjug ka postuar një video të përpunuar në të cilën ka hequr pjesët kryesore të komunikimit mes serbëve dhe KFOR-it.

Ajo që kuptohet nga komunikimi është se KFOR-i lutet dhe shprehet i gatshëm ta thërret EULEX-in dhe t’i ofron të gjitha garancionet e nevojshme serbëve. Videoja tregon vazhdimin e kolonës së KFOR-it.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR,  E enjte, 17 nëntor, 11:11) Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë përsa i përket autoritetit të forcave ndërkombëtare të KFOR-it.

E pabesueshme por burime brenda KFOR-it bëjnë më dije se mbrëmë një autokolonë ushtarake e saj është ndaluar nga disa grupe kriminele serbësh në barrikadën e ngritur në Zupç.

Vetëm pasi kanë negociuar për 30 minuta me grupim e serbëve, ushtarët e KFOR-it janë lejuar udhëtojnë drejtë pikës kufitare G31 në Bërnjak. Ajo ç’farë e shton më tej absurdin e këtij incidenti ështe se ushtarët e KFOR-it janë lejuar të kalojnë nga grupi i serbëve vetëm vetëm pasi ata kanë ushtruar një kontroll mbi ushtarët ndërkombëtarë!…

Ndërsa sot, në mëngjes, grupe kriminale serbe kanë përforcuar barrikadat në fshatin Zupç. Mësohet se serbët kanë vendosur tela me gjemba me lartësi 1 metër ndërsa është shtuar edhe numri i rojeve që mbrojnë këto barrikada.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR,  E mërkurë, 16 nëntor, 10:40) Burimi i portalit thotë se gjatë ditës së martë, KFOR ka tentuar ta mbyll një rrugë të tretë alternative që serbët e kishin hapur para pak ditesh në Jarinjë G1, mirëpo janë tërhequr pasi nuk arritur të operojnë sipas planit.

Rruga aleternative e hapur, bënë të ditur burimi, kalon përgjatë Lumit Ibër në anën e majtë të saj. Përndryshe, barrikadat në veri janë duke mbërthyer veriun e vendin pothuajse që nga vera.

Grupe kriminale kanë ruajtur sipas orarit të operimit edhe gjatë natës së shkuar dhe nuk raportohet se ka patur ndonjë incident.

Ndërkohë burimi njofton se 4 të ashtuquajturit, kryetarët e komunave të Mitrovicës, të enjten do të takohen në Beograd me Borisllav Stefanovi për të diskutuar çështjen e barrikadave dhe veprimeve të mëtejshme.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR,  E hënë, 14 nëntor, 16:00)  – Burimi i portalit njofton se barikadat mbesin në veri të vendit, ndërsa që nata në këtë pjesë të Kosovës është raportuar të ketë qenë e qetës, derisa serbët kanë bërë roje nëpër barikadat në kontinierët dhe tendat e tyre që po i ngrohin me stufa me dru.

Veriu i Kosovës është tërësishtë nën kontrollin e grupeve kriminale serbe, në veri nuk ka funksionim të policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Policia e Kosoves në këtë pjesë funksionon vetëm sa për sy e faqe ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i as që janë duke u vërejtuar në këtë pjesë, pos në pikat dhe bazat e tyre. I gjithë furnizimi i pjesëtarëve në veri të vendit, që nga uji, ushqimi e paisjet e tjera ushtarake janë duke u kryer vetëm përmes ajrit.

Grupet kriminale serbe që janë të caktuar sipas orarit për rujatje të barikadave në veri të vendit janë të paisuar edhe me armë. Armët nuk i mbajnë afët vetes, por në afërsi të barikadave që për çdo rast ata munden të armatosen brenda minutit.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, E premte, 11 nëntor, 10:30) Burim i portalit nga veriu ka njoftuar se një grup kriminal serb të enjten (dje 10 nëntor) është futur në spital dhe ka rrahur personelin mjekësor.

Grupi serbësh, miq të personit të vrarë gjatë incidentit që ndodhi në veri, gjatë rrahjes së mjekëve kanë akuzuar se ata nuk keni ndërhyrë në mënyrë profesionale dhe kjo solli vdekjen e personit i plagosur. Burimi thotë se rasti është denoncuar në Policinë të Kosovës por nuk është hapur ende hetim nga Policia.

Ndërkohë katër të ashtuquajturit kryetarë të komunave dhe ai i qarkut të Mitrovicës do të takohen sot në veri të mitrovicës.

Ata do të bisedojnë për gjendjen e sigurisë dhe pritet që të akuzojnë EULEX-in se nuk po kryen punën rreth arrestimit të personave të përfshirë në incidentin në lagje Kroi i Vitakut, bëjmë me dije burime të portalit.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 12:10) Gjendja e sigurisë në lagjen Kroi i Vitakut pas incidentit të djeshëm mbetet e tensionuar.

Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve të dejgura nga forcat serbe gjatë luftës është ndërprerë përkohësisht.

Në anën tjetër i ashtuquajturi kryetar i komunës së veriut Kerstimir Pantiq sot ka shpall ditë zie. Pritet që personi i vrarë serbë, i cili vdiq pas plagëve të marra mbrëmë, të varroset sot.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 00:28) -Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të plagosurit serbë në incidentin e mbrëmshëm ka vdekur nga plagët e marra gjatë incidenti të raportuar më herët.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 22:15) – Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me ç’rast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të Republikës së Kosovës.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 21:27) – Burime të portalit kanë bërë të ditur se është plagosur edhe personi i tretë në incidentin në Lagjen Kroi i Vitakut. I plagosuri i tretë është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb.

Portali ka raportuar më herët për incidentin në Lagjen Kroi i Vitakut, ku ishin plagosur me armë zjarri dy serbë.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 20:27) – Burime të Portalit LajmeShqip.com njoftojnë se në Lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, në pjesën veriore, lagje kjo me banorë të përzier, dyshohet se ka ardhur deri tek një incident, me ç’rast dy serbë janë plagosur nga armë të zjarrit.

Sipas burimeve të portalit, deri te incidenti ka ardhur kur disa serbë kanë filluar të vjedhin dyert dhe dritaret e shtëpive shqiptare, konkretisht, të shtëpisë së Agim Vitakut, e cila është në ndërtim e sipër me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Burimi ka saktësuar se dyshohet se incidenti ka ardhur pasi që serbët kanë dëgjuar konfrontimin mes serbëve dhe rojave të shtëpive, me ç’rast, pas dëgjimit të të shtënave, nga ana e serbëve janë dëgjuar të shtëna të tjera me armë dhe dyshohet se këta serbë janë plagosur si rezultat i të shtënave të pakontrolluara.

Në këtë lagje për momentin mbizotëron situatë e tensionuar, ku janë mbledhur një grup i shqiptarëve dhe grup tjetër i serbëve, derisa në ndërkohë kanë arritur edhe Policia e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it dhe të EULEX-it.

*****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 11:05) – KFOR në Jarinjë ka hequr barrikadat dhe ka vendosure tela me gjemba si dhe ka bllokuar dy rrugët alternative, njëra djathas e tjetra majtas malit të cilat nuk janë të kalueshme sot.


Burimi e Lajmeshqip.com bën të ditur se KFOR ka përdorur gaz lotesjellës për të shpërndarë portestusit serbë.

Kryetari i qarkut të Mitrovicës ka deklaruar se “KFOR na ka tradhëtuar”- sepse siç ka vlerësuar ai, “me KFOR-in ka qenë marrëveshje që të kalohet nëpër këto rrugë dhe ata i kanë hequr barrikadat duke ndërmarrë një aksion të tillë”.

 E ndërkohëa Branko Niniç bëri thirrje që serbët e veriut që të bashkohen në një protestë të qetë.

Pages: 1 2 3 4 5 6