Lajme Shqip Monday, 10 September 2012 14:32

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar sot paradite në selinë rozë me ambasadorin e Bashkimit Europian, Etore Sequi. 

Zhvillimet politike, sic janë reformat që duhet të përmbushë vendi, por edhe cështja aq shumë e debatuar e heqjes së imunitetit, ishin tema e bisedimeve mes të dyve.

Me të dalë nga selia e PS, Etore Sequi komentoi shkurt takimin. I pyetur nga gazetarët nëse do ta marrë apo jo Shqipëria statusin e vendit kandidat, Sequi u përgjigj, se i takon politikës, e politikanëve të përgjigjen për këtë. 

Ambasadori i BE la kështu të kuptohet se përgjegjësi për integrimin e vendit mban klasa politike.

Takimi vjen një muaj para se KE të japë vendimin, nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin e vendit kandidat.(LajmeShqip.com)