Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 14:17

 

Tiranë – Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi, theksoi sot gjatë prezantimit të projektit, “Mbështetje për Departamentin Shqiptar të Administratës Publike”, rëndësinë që ka për një vend administrata publike.

Sequi u shpreh se impakti i saj është i madh në jetët tona. Jemi gjithnjë e  më shumë në kontakt me administatën publike dhe nënpunësit civilë. Kjo është arsyeja pse qeveritë demokratike, që duan t’u shërbejnë qytetarëve të tyre zgjedhin me kujdes nënpunësit  administratës publike.

Sipas tij, “vetëm kur njerëzit shohin ndryshime pozitive në shërbimet publike, ata kuptojnë realisht reformat e bëra nga qeveria. Gjithsesi të bësh ndryshime dhe reforma pozitive në administratën publike është një proces kompleks dhe i vazhdueshëm.”

“Nëse doni shërbimet më të mira duhet të punësoni njërëzit më të përgatitur. Në Shqipëri, lajmi i mirë është se ka konkurse të hapura për vendet e lira në administratën publike, megjithatë opinioni i Komisonit Evropian është se hapi final i këtyre përzgjedjeve kërkon sërish reforma të tjera”, u shpreh Sequi.

Sipas tij, “në nëntorin e shkuar opinioni i KE-së, rreth aplikimit të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së, përfshinte reformën e administratës publike mes 12 kërkesave për Shqipërinë”.

“Në fakt”, theksoi Sequi, “BE ka shpenzuar më shumë se 40 milionë euro, duke ndihmuar Shqipërinë në këtë fushë, ndërsa sot po flasim për një projekt prej 1 milionë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë synimet e saj’.

“Konkretisht BE ka finacuar ekspertë që kanë ndihmuar DAP-in, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Dejtësisë për të hartuar ligje si instrumenta për të reformuar administratën publike dhe shërbimet civile në Shqipëri”, vijoi Sequi.

“Besojmë se për të pasur tranparencë, bashkëpunim është e rëndësishme që këto ligje të zbatohen në praktikë. “

“Mendojmë se Shqipëria ka vullnetin për të reformuar shërbimet e saj civile në një sistem tranparent dhe efiçent, sipas standardeve të BE-së. Kjo është rruga e vetmë që do të garatonte shërbime cilësore për qytetarët”, përfundoi Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi.

Ndërsa ambasadorja gjermane, Carola Müller -Holtkemper, u shpreh se “sot prezantojmë një projekt kryesor të ndihmës së Gjermanisë ndaj Shqipërisë, që është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve profesionale të administratës publike. Gjermania dhe Shqipëria kanë ndërtuar marrëdhënie bilaterale të fuqishme në shumë fusha si; energjia, uji, qeverisja e mirë, edukimi dhe reforma ligjore. Në këtë kuadër Qeveria gjermane është e angazhuar në shumë projekte kyçe të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”.