Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 20:21

Tiranë – Ambasadorët Sequi e Wolfarth kanë trokitur pasdite edhe në dyert e kryeministrit Berisha. Ata ishin paradite te kryeopozitari Edi Rama. Temë kryesore: Shqipëria para pikëpyetjeve paszgjedhore.

Zyra e kryeministrit, ka lëshaur në pasditen e vonë një kumtesë, përmes së cilës ka bërë të ditur për takimin dhe detajet që ka dashur t’i bëjë publike.

Sipas kumtestës, kryeministri Berisha, ua ka rikonfirmuar ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qenë tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE.

Berisha ka thnë se në po të njëjtën vazhdë ka qenë edhe ftesa drejtuar opozitës nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

“Por, pavarësisht se ajo mori përgjigje negative nga ana e opozitës, ne mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor”, u ka thënë ambasadorëve kreu i Qeverisë Shqiptare.