Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 16:50

– Deklaron ambasadori i  KE-së, në Tiranë, gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta –     
    
Tiranë – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, u kërkoi të mërkurën autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve respektim të detyrimeve që vijnë nga liberalizimi i vizave me vendet e BE-së.

“Numri i azilkërkuesve nga rajoni në BE është rritur dukshëm, ndërkohë që po monitorohet e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten Këshillit të Europës në mbledhjen e dhjetorit, e cila do të marrë një vendim përfundimtar”, tha ambasadori Sequi gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta. Qëllimi i këtij portali është marrja e informacionit të duhur për qëndrimin në vendet e BE-së.

Sipas zyrtarit të BE-së, nuk ka një shifër të saktë të atyre që kërkojnë azil, por, sipas tij, edhe shumë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shkelur rregullat e liberalizimit të vizave.