Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:08

Tiranë – Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi, deklaroi sot se “BE, ka qënë, është dhe mbetet gjithmonë i angazhuar për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, ndërsa vuri në dukje se “vizioni dhe angazhimi për integrimin në BE, janë përgjegjësi e Shqipërisë”.

Gjatë pritjes së organizuar me rastin e 9 majit, Ditës së Europës, merrnin pjesë Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Pasi përshëndeti të gjithë të ftuarit në gjuhën shqipe, Sequi shprehu besmin se “për integrimin do të mobilizohen të gjitha energjitë, që ekzistojnë në këtë vënd që të bëhet realitet objektivi jonë i përbashkët, integrimi në BE”.

“Kam besim që ky proces do të realizohet dhe do të jetë angazhim i përbashkët i Shqipërisë dhe Europës”, tha ai.