Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 13:22

Vlorë – Policia e Vlorës gjatë njëoperacioni antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabissativa ndërsa ka shpallur në kërkim dy poseduesit e drogës.
Sekuestrimi i drogës është realizuar pas një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga policiae Vlorës, në bashkëpunim edhe me forcat speciale.

Më herët policia e qytetit bregdetar njoftoi se gjatë njëoperacioni anti trafik janë ndaluar 13 shtetas afganë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokale dhe automjete janë arrestuar disa persona për armëmbajtje pa leje.