Lajme Shqip Tuesday, 14 January 2014 22:51

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, të hënën është takuar me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në rrjetin social “Facebook” Berisha ka postuar disa foto gjatë një dreke të përbashkët me Sejdiun.

“Të dashur miq, dje pata kënaqësinë të drekoj së bashku me ish-presidentin e Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu, mik i imi i kahershëm. Gjatë drekës diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, proceset integruese të shqiptarëve etj!”, ka shkruar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”, transmeton epoka e re.

Ish-lideri i LDK-së ditët e fundit ka shprehur ambiciet të rikthehet në krye të LDK-së, e ky takim me Berishën duket të jetë si mbështetje për ta ndihmuar atë që të kthehet si lider i LDK-së.