Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 11:45

Tiranë-Bordi i Komisionerëve të Entit Kombëtar të Energjisë tha sot fjalën e fundit për kandidaturën që mori në dorë drejtimin e shoqërisë ‘CEZ Shpërndarje’. 

Ne mbledhje qe sapo nisi, bordi drejtues i ERE përzgjodhi kandidaturen e Arben Seferit si administrator të përkohshëm të CEZ Shpërndarje.
Fituesi u perzgjodh mes 3 kandidaturave për postin e administratorit të CEZ-it, Arqile Kokëdhima, Arben Seferi dhe Myrteza Myftari.

Dje bordi zhvilloi seancën e dëgjimit të kandidaturave, që konkurronin për këtë post, në prani të kreut të ri të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti. Në garë hynë me aplikime 8 kandidatë, nga të cilët, 5 nuk i plotësonin kushtet, pasi kishin më pak se 5 vite eksperiencë”, u shpreh Eduard Elezi, drejtori juridik i ERE-s. 

Gjatë prezantimit të platformës së tij para bordit të ERE-s, kandidati Arben Seferi, pasi deklaroi se nuk ka asnjë konflikt interesi për të ushtruar detyrën si administrator i CEZ, premtoi se do të rrisë performancën e kompanisë dhe do të rakordojë borxhet mes KESH-it dhe OST-së. 

Para dy javësh, gjatë raportimit në ERE për ecurinë e punës në krye të “CEZ Shpërndarje”, administratori Sait Dollapi dha dorëheqjen, që u pranua disa orë më pas nga ERE, e cila shpalli menjëherë garën për këtë post./bw/