Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 12:25

Prishtinë – Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka përgëzuar presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, me rastin e zgjedhjes në këtë funksion, duke thënë se Parisi zyrtar do të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Letrën e urimit, presidentes Jahjaga ia ambasadori i  Francës në Prishtinë, Zhan Fransua-Fitu.

Sarkozi ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë me reforma me qëllim të konsolidimit të institucioneve, sundimin e ligjit dhe integrimit të pakicave në shoqërinë kosovare.

“Sfida të rëndësishme duhet kaluar, në fushën ekonomike dhe sociale, si dhe në marrëdhëniet me Serbinë. Ky është objektivi i dialogut të angazhuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka përkujtuar kreu i shtetit francez.

Sarkozi ka thënë se reformat janë të nevojshme për vazhdimin e integrimit evropian të Kosovës, proces në të cilin Parisi zyrtar do të ofrojë ndihmën e vet të pakursyer.