Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 17:47

Sarandë  –  Të paktën 100 gram tritol ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme pranë disko “Pub Night Club”, në afëri të hotel “Butrintit”, ndërsa policia lokale ka nisur hetimet, njoftuan burimet zyrtare në jug të vendit.

“Nga shpërthimi ka pasur dëme të mëdha materiale, por jo të lënduar”, thuhet në komunikatën e policisë, duke shtuar se ekspertët kanë bllokuar në afërsi të diskos katër fitila zjarrpërcjellës, me përmasa 10, 12 dhe 14 cm.

“Dyshohet se lënda e shpërthimit është e llojit tritol, ndërkohë policia kriminale ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen”, thotë policia e Sarandës.

Gjatë këtij viti në qytetin e Sarandës janë regjistruar gjashtë shpërthime me lëndë eksplozive, të gjitha të pazbuluara.