Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 08:52

Sarandë – Tre persona janë denoncuar në komisariatin e policisë për posedim të lëndëve narkotike, në një pallat në qytetin e Sarandës dhe në vlerësim të këtij informacioni nga disa qytetarë, ata janë identifikuar dhe është ushtruar kontroll i befasishëm në banesat e tyre.

Burime policore bëjnë të ditur se kontrolli personal u ushtrua ndaj 35 vjeçarit Leonidha Hajdhushi, banor në lagjen nr.3, ndaj 35 vjeçarit Enton Vasili, gjithashtu në lagjen nr.3 dhe 35 vjeçarit Kreshnik Sila, banor i lagjes nr.13 në qytetin e Durrësit. Nga kontrolli është gjetur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 19 gr. lëndë narkotike, e ngjashme me atë të llojit “Cannabis Sattiva”. Pas kontrollit, të tre personat u shoqëruan në Komisariatin e Policisë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë verifikimit të kryer, këta persona dyshohet të jenë edhe autorë të vjedhjes së automjetit tip Mercedes-Benz me targa SR 0932 B, të ndodhur me 8 nëntor në qytetin e Sarandës, pronë e shtetasit P. A.

Për të tre këta shtetas u krye arrestimi në flagrancë me akuzat “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”, të kryera në kushtet e bashkëpunimit.