Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 09:50

Sarandë – Maturantët sarandiotë i kanë të gjitha mundësitë për të studiuar në Universitetin e Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar, nëse përgatitja e tyre është konform rregullave dhe kërkesave të shkollave të larta angleze.

Chris Broadhurst, përfaqësues i Agjencisë së Edukimit dhe Ndërmjetësimit, pohoi sot për ATSH-në, se kanë marrë kontakt me maturantë nga shkollat e mesme në Sarandë në kuadrin e një turi, të ndërmarrë në të gjithë vendin.

“Maturantët shqiptarë janë mjaft inteligjentë dhe kjo agjenci do t’u krijojë mundësi atyre që të studiojnë nëpër universitetet më të mira angleze”, tha Broadhurst, ndërsa nënvizoi se niveli i gjuhës angleze nga maturantët është majft i lartë.

“Agjencia merret me ndërmjetësimin e studentëve për dërgimin e tyre në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge), për studime shtatëvjçare”, u shpreh Broadhurst.

Sipas statistikave, nxënësit që mbarojnë gjimnazin në Sarandë, paraqiten mjaft mirë në shkollat e larta, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë shtetit.