Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 20:51

Sarandë – Makina e nënprefektit të Sarandës, Gjergji Mano, është dëmtuar në rrethana të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, njoftuan sot burimet zyrtare nga komisariati i Sarandës, në jug të vendit.

“Automjetit vetjak tip “Benz”, me targa SR 6364 B, është dëmtuar rreth orës 06:30 të mëngjesit, në afërsi të banesës së nënprefektit, pranë stadiumit të qytetit”, tha policia lokale.

“Aktualisht po punohet për të identifkuar autorët dhe për t’i vënë ata përpara drejtësisë”, theksoi një zyrtar i lartë i policisë, ndërsa shtoi se automjeti është dëmtuar nga të gjitha anët.

“Ky është një veprim që është kryer nga persona të papërgjegjshëm, ndërsa i bëj thirrje komunitetit për qetësi dhe fushatë të qetë elektorale”, u shpreh në linjë telefonike për ATSH-në nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano, përfaqësues i LSI-së.