Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 19:30

Sarandë – Bashkia e Sarandës bllokoi sot aktivitetin e gjashtë subjekteve private, për shkak të mospagimit të taksave vendore prej katër vitesh.

Shefi i sektorit të tatimeve në bashki, Erjon Dhroso, tha se, “shkak për marrjen e kësaj mase ka qenë mospagesa e detyrimeve tatimore në bashki nga këto subjekte për pjesën publike pronë e kësaj bashkie, që është hapësira e gjelbëruar përpara lokalit”.

Sipas tij, këto masa do të vazhdojnë të ndërmerren, pasi llogariten në 15 mijë metër katrorë sipërfaqet e zëna nga lokale që nuk paguajnë, por vetëm të zaptojnë e të fitojnë.

“Bashkia do të vijojë marrjen e masave edhe në biznese të tjera të qytetit bregdetar dhe do të mbështetet edhe nga policia bashkiake”, tha Dhroso.