Sarandë – Bashkia e Sarandës, në jug të vendit, ka akorduar 50 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, 2 km larg qytetit.
“Shuma e akorduar do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese dhe për të shtuar edhe një kat të ri, për shkak të numrit në rritje të nxënësve”, thanë burime nga zyra arsimore e bashkisë së Sarandës. Ky investim, i planifikuar muaj më parë, është në vazhdën e projekteve që ka planifikuar bashkia e Sarandës për këtë institucion arsimor.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, tha se përmirësimi i kushteve në këtë shkollë do të bëjë që nxënës të saj të mos kërkojnë të shkojnë në shkolla të tjera në qytetin e Sarandës, siç edhe ka ndodhur.”Zbatimi i ketij projekti ka si synim edhe modernizimin e kesaj shkolle”, përfundoi Gjoka.