Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 13:01

Tiranë – Zv/drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE, Stefano Sannino ka kërkuar sot në Tiranë angazhimin e të gjitha palëve politike si dhe arritjen e një dialogu politik në interes të procesit të integrimit.

Gjatë tryezës së organizuar nga delegacioni i BE-së për integrimin e Shqipërisë në BE, Sannino e cilësoi tepër të rëndësisëm dialogun politik për arritjen e objektivave në procesin  integrimit.

“Udhëtimi i integrimit europian është kompleks dhe ka ka nevojë për kuptimin dhe mbështetjen e të gjithë vendit, se nuk është një sipërmarrje e një pale politike, apo segmenti të shoqërisë, por e gjithë vendit, forcave politike dhe shoqërisë civile”, deklaroi zyrtari i lartë i BE-së.

Duke e cilësuar dialogun politik mes partive politike “një zhvillim të mirëpritur nga ndërkombëtarët”, Sannino vuri në dukje se ka disa pika që nevojiten të adresohen dhe të gjejnë një zgjidhje, nëse vendi dëshërion të ecë drejt integrimit europian.

Gjihashtu,  Zv. drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në BE, shprehu vlerësime për progresin e bërë në disa fusha, si nga administrata publike, gjyqësori, sundmi i ligjit, lufta kundër korrupsionit,  krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe shumë të tjera, të cilat janë kryer nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.

Në përfundim, zyrtari i lartë i BE-së, Sannino vlerësoi punimet e kësaj tryeze, që sipas tij, “do të shërbejë për të krijuar një platformë të përbashkët pune në plotësimin e detyrave të lëna nga 12 rekomandimet e KE”.