Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 08:07

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, do ta presë në liri vendimin e prokurores Drita Hajdari për ngritjen ose jo të aktakuzës ndaj tij për veprat që po e heton.

Ai është liruar të enjten me një vendim që në emër të Gjykatës së Apelit e ka marrë kolegji prej tre gjyqtarësh të deleguar nga Gjykata Supreme me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të shqyrtuar ankesat në procedurën penale ndaj tij, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të afërta me procesin kanë bërë të ditur se i njëjti kolegj që udhëhiqet nga kolegu i Mekajt, gjyqtari Avni Dinaj, e ka konsideruar si joadekuate masën e arrestit shtëpiak të ricaktuar nga gjyqtarja Alltëne Murseli.

Në vend të kësaj mase Mekajt i është ndaluar vetëm pasaporta për të pamundësuar ikjen e tij jashtë shtetit, si dhe afria me palët e përfshira në procedurën ndaj tij.