Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 11:05

Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot do të takohet me homologun shqiptar, Sali Berisha.

Gruevski do ta presë Berishën në platenë para ndërtesës së Qeverisë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Pas pritjes, janë parashikuar takimet kokë më kokë midis dy kryeministrave, bisedime zyrtare në plenium të delegacioneve të dy shteteve, si dhe deklarata për mediat.

Kryeministri shqiptar sot do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të realizojë takim edhe me udhëheqësinë e Universitetit Shtetëror të Tetovës.