Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 17:01

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme nga prokuroria për ngjarjet e ndodhura më 21 janar, ku humbën jetën edhe katër persona. Tahiri është pyetur në lidhje me organizimin e protestës nga ana e PS-së.

Pas marrjes në pyetje, Tahiri është shprehur se, “tregova gjithçka pashë për atë që ndodhi më 21 janar. Ne si parti jemi të gatshëm të kontribuojmë për zbardhjen e 21 janarit dhe krimeve që ndodhën atë ditë”.

Tahiri ka vijuar më tej, duke thënë se, “pala tjetër, ajo që ka organizuar vrasjet, nuk ka vullnetin për zbardhjen e 21 janarit. Ne dhe familjarët e viktimave kërkojmë zbardhjen sa më parë të saj. Duam drejtësi për të vrarët”.

Ndërkohë, në prokurori nuk është paraqitur ende asnjë prej përfaqësuesve i policisë apo Ministrisë së Brendshme, për të dëshmuar për vrasjet i që ndodhën më 21 janar.