Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 13:23

PRISHTINE – Edhe një njohje më shumë për Kosovën, kësaj radhe nga Saint Kitts dhe Nevis.

Qeveria e këtij vendi tashmë ka marrë vendim për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Burime të “Kosovapress” brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Qeveria e Saint Kittit dhe Nevis e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tashmë ka marr konfirmimin për këtë njohje edhe nga ministri i Jashtëm, Sam T. Condor”, thotë ky burim.

Sipas tij, vendimi për njohje shumë shpejt do të bëhet publik, pasi në MPJ të arrijë nota verbale e njohjes.

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis, derisa në New York ka takuar disa herë përfaqësuesit e këtij shteti, i cili shtrihet në Karaibe.(LajmeShqip.com)