Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 13:20

Një debat në Radiotelevizionin e Kosovës u bë shkak që Dardan Molliqaj e Sadri Ferati të përplasen ashpër verbalisht edhe pas përfundimit të atij debati.

Pas përfundimit të debatit, në oborrin e RTK-së ka vazhduar përplasja mes Sadri Feratit e Dardan Molliqajt. Dëshmitarët thonë se debati ka qenë aq i ashpër, sa gati nuk ka eskaluar në dhunë fizike.

Gazeta Express ka kontaktuar me Sadri Feratin dhe Dardan Molliqajn për ta marrë një sqarim në lidhje me këtë ngjarje.

Ferati i ka thënë Express-it që nuk mendon që biseda mes tij e Dardan Molliqajt ka kaluar kufijtë e një dialogu, ndërsa ka thënë që thjesht e kanë vazhduar debatin i cili është zhvilluar edhe në emision.

Ndërsa, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk ka koment për “këtë farë pune”.