Lajme Shqip Friday, 25 October 2013 21:27

Islanda vazhdon për të pestin vit me radhë të mbajë vendin e parë si vendi me hendekun më të vogël gjinor. Sipas një raporti të publikuar nga BBC Shqipëria ndodhet në vendin e 108-të në botë, ngjitur me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Koreja dhe Surinami.

Nëse i hedh një sy hartës së botës, ku me portokallishënohen shtetet më pak të barabarta në botë, me trishtim shikon se e vetmja pikëportokalli në Europë është Shqipëria. Serbia është në vendin e 42-të, sa për krahasim, kurse Maqedonia në vendin e 57-të. Sa i përket shëndetit dhe përfaqësimit në politikë, femrat në Shqipëri janë shumë keq në renditje. Ndërkohë që janë mirë sa i përket edukimit. Në studim thuhet se hendeku gjinor në botë ka ardhur duke u ngushtuar në vitin 2013, por lehtësisht. /albeu/