Lajme Shqip Tuesday, 17 December 2013 13:05

Prishtinë- Njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit, Ibrahim  Rugova, Adnan Merovci ka thënë se Adem Demaçit i lejohet të bëjë çfarëdo lloj deklarate, edhe pse ato janë politike. Mbrëmë, duke folur në Interaktiv të KTV-së, Merovci hodhi poshtë deklaratat  e Demaçit, duke thënë se Rugova nuk ishte frikacak, se me MIloseviqin u takua dhunshëm dhe në Romë shkoi me aeroplan të Italisë.

Merovci tha se në vitin 1999 Rugova hoqi dorë nga shkuarja për homazhe në familjen Jashari në minutat e fundit, dhe këtë me sugjerim të dikujt. I pyetur për rezervat që kishte Rugova për luftën çlirimtare, Merovci ka thënë se njerëz që i rrinin Rugovës afër i kanë thënë se “po shkrepen plumbat për të marrë pushtetin”.  

Merovci tha se janë të pamoralshme pohimet se Rugova e kishte tepruar me përdorimin e alkoolit, dhe pse ai në fakt ishte njeri i pijes dhe i njihte mirë brendet e pijeve botërore.