Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 20:00

EULEX-i ka informacione të sakta dhe të besusheme se në vendin e quajtuar Rudnicë në teritorin serb që gjendet në afërsi të pikalimit kufitarë G1 në Jarinje, ekziston një varrezë masive me kufoma të shqiptarëve.

EULEX-i ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të japë të dhëna të sakta se ku është vendosuar kjo varrezë masive në Rudnicë në afërsi të Rashkës.

EULEX-i përkatësisht ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që hetojë vendin e dyshuar në Rudnicë duke përdorur metodat me të avancuara shkencore për gjetjen e kufomave. Sipas informacioneve të EULEX-it në këtë varrezë masive gjendet kufomat e 300 shqiptarëve.

Gjithashtu misioni i BE-së në Kosovë kërkon nga Qeveria e Serbisë që të japë dokumentet e Policisë dhe Ushtrisë së Serbisë gjatë viteve 1998-99 për varrezat masive dhe ngjarjeve që kanë ndodhuar në konfliktin e Kosovës.

Sipas EULEX-it këto dokumente janë me rëndësi shumë të madhe për zbardhjen e të vërtetës për personat e zhdukur. Hetimi rreth personave të zhdukur është i një rëndësie të veçantë për EULEX-in ndërsa thuhet se si të zhdukur besohet se janë 1790 persona nga të cilët, prej tyre 499 janë jo shqiptarë.

Në anën tjetërë burime të portalit njoftojnë se në varrezën masive në Rudnicë janë të varrosuar rreth 500 kufoma të shqiptarëve. Këto kufoma besohet se janë marrë nga forcat kriminale dhe ushtarako-policore serbe në rrethinat e Drenasit, Skënderajt dhe Mitrovicës dhe janë të varrosuar në dy varrza që gjinden afër njëra- tjetrës në Rudnicë. 

Po sipas të njëjtave burime të portalit, forcat serbe, shqiptarët e vrarë në Gjakovë dhe rrethinat e saj i kanë varrosuar në një varrez masive në rrugën Rashkë-Kopavnik. Po ashtu edhe 6 shqiptarë të tjerë që janë marrë të gjallë dhe janë vrarë në rrugën Rashkë-Novi Pazar janë varrosuar në një varrezë masive po në këtë aks rrugor.