Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 20:23

Tiranë – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ripërsëriti akuzën e tij se zgjedhjet vendore të 8 majit nuk i përmbushën as standardet minimale.

“Do të kishim arsye për të uruar njëri-tjetrin në këtë sesion të ri parlamentar, nëse do t’i kishim dhënë popullit zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Ruçi

“Jam i bindur se ne, opozita, lideri i saj”, vijoi Ruçi, “bëmë gjithcka që ishte në dorën tonë për të garantuar standarde demokratike, ndaj dështimin nuk e ndajmë dot të gjithë”.

Sipas Ruçit, raporti i OSBE-ODIHR, e mbeti në klasë vendin dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë.

Ruçi tha se të gjithë ata që kryen manipulimin e zgjedhjeve nuk do të jenë gjithnjë të pandëshkueshëm nga ligji. Sipas tij, drejtësia nuk e kaloi provën e paanshmërisë, pasi vendimet e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor u nënshkruan në zyrën e kryeministrit të vendit.

“Raporti i OSBE-ODIHR, është i qartë se në Tiranë, janë hedhur më shumë vota, se sa njerëz kanë votuar dhe këto vota kanë dalë nga xhepi i pushtetit”, tha më tej ai.