Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 12:07

Gjendja e sigurisë në komunikacionin rrugor vend është shqetësuese dhe është përkeqësuar dukshëm gjatë muajve të verës duke rezultuar kështu edhe me humbjen e jetëve të njerëzve.

Kështu u tha në Forumin e Kosovës për siguri në rrugë. Drejtori i policisë së Komunikacionit në Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti tha se nuk mund të jemi të kënaqur me sigurinë në komunikacionin rrugor, ndonëse në periudhën janar-gusht ka pasur më pak të vdekur se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo të gjitha statistikat tjera, ku përfshihen lëndimet, dëmet materiale flasin për ngritjen e numrit gjatë këtij viti.

Ahmeti tha se shtatori është muaji më i rënd i këtij viti, pasi që vetëm brenda këtyre ditëve kanë qenë 14 persona të vdekur, derisa vitin e kaluar, gjatë gjithë shtatorit ishin 10 persona të vdekur.

Ndërsa, Muhamet Krasniqi nga Kolegji “Tempulli”, paraqiti vërejtjet e tij lidhur me projektligjin për shoferët , pasi që nuk kanë qenë të përfshirë ekspert të kësaj fushe nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, si sponzorizues së këtij projektligji.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk patën përgjigje për këtë çështje por thanë se lajm i mirë është që strategjia për sigurinë në rrugë, tanimë ka kaluar në Qeveri