Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 18:54

Damask- Organizara bamirëse turke, IHH, ka rekrutuar qindra muslimanë shqiptarë dhe i ka dërguar ata në Siri pas trajnimeve ushtarake në Turqi, të që marrin pjesë në kryengritjen e armatosur kundër qeverisë në Damask, kanë thënë burimet për agjencinë e lajmeve FNA.
“IHH, e cila operon nën petkun e religjionit dhe aktiviteteve bamirëse dhe operon në koordinim të plotë më Ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu dhe ekstremistët vahabistë të Saudisë, ka kohë që kanë rekrututua dhe transferuar një numër prej 769 shqiptarëve për në Siri, duke iu bashkangjitur kështu të ashtuquajturës Ushtria Çlrimtiare siriane”, ka thënë një burim për agjencinë, i cili ka dashur të mbetet anonim.
Burimi i cili ka vërejtur ekzistimin e një programi të tillë dhe ka desertuar vetëm pas dy javësh luftime në Siri, ka shtuar se ata të cilët janë rekrutuar nga IHH “janë transferuar për në Turqi nga Tirana dhe kanë mbajtur trajnime nga oficerë të pensionuar amerikanë në bazën ushtarake të quajtur Reyhanli në provincën jugore turke, Hatay”.
“Të fundit që janë rekrutuar ka qenë një grup prej 90 shqiptarësh të cilët kanë fluturuar për në Stamboll me kompaninë ‘Turkish Air’, numër 1078 në qershor të vitit 2013, ka vazhduar më tej burimi. I pyetur për shkakun se pse ai ka dezertuar, burimi ka thënë: “Derisa IHH ofron ndihmën e rekrutimit për në Ushtrinë Siriane, rreth 450 muslimanë shqiptarë kanë dezertuar Brenda pak javësh, dhe u janë bashkangjitur grupeve të lidhura me al-Qaedën, në vecanti i ashtuquajturi “Fronti al Nusra”. Burimi, i cili është kthyer në Shqipëri pasiqë ka thënë se ai ka parë krime lufte që janë kryer nga grupe terroristësh kundër civilëve sirianë.
Ai ka thënë se nuk e ka takuar familjen e tij pas rikthimit në Shqipëri, pasiqë ka qenë tepër i shqetësuar nga reagimet e inteligjencës turke, duke shtuar se familja e tij e ka parë pasiqë është arratisur nga Tirana. Në qershor, dhjetëra oficerë të pensionuar të ushtrisë amerikane, kanë marrë pjesë në trajnimin e njerëzve nëpër Turqi, për ti përgatitur ata për luftën në Siri. Ndërkaq IHH ishte themeluar nga Stamboll në vitin 1991 me pjesëmarrjen e politikanëve si kryeministri turk, Necmettin Erbakan. Me kalimin e viteve, organizata është distancuar nga partitë politike. Që prej fillimit të luftës në Siri, ata kanë një rol aktiv në rekrutimin e njerëzve për të luftuar përkrah kryengritësve në Siri. /Lajmeshqip/