Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 14:33

​Në kohët e fundit raportohet për shumë aksidente trafiku në Kosovë, raportet 24 orëshe të policisë janë të mbushura me njoftime të aksidenteve të ndryshme, shpesh edhe me fatalitet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportur 88 aksidente trafiku, 66 prej tyre pa të lënduar kurse 18 me të lënduar.

Dy ditë më parë Klan Kosova raportoi një aksident të rëndë në fshatin Orllan, Komuna e Podujevës, ku mbeti i vdekur një 25 vjecar dhe shtatë të tjerë të lënduar, një aksident ky në vazhdën e shumë të tjerëve në këtë periudhë të verës.

Kurse gjatë 24 orëshit të fundit në Prishtinë janë shënuar dy aksidente me të lënduar, njëri në fshatin Hajvali kurse tjetri në Veternik.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull ,pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” Thuhet në raportin e policisë, transmeton Klan Kosova.

Aksident më i lehtë ka ndodhur në Veternik ku dy vetura janë përplasur, përvec dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një bashkëuhtare femër, të cilët janë dërguar për tretman në QKUK.

Aksidente tjera janë shënuar edhe në rajone tjera të Kosovës, si në Mitrocicë dhe Ferizaj.