Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 10:30

Tiranë- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani zhvilloi pasditën e djeshme mbledhjen e parë të komitetit ndërministror të emergjencave civile, ku adresoi edhe detyrat kryesore për shkak të situatës së vështirë meteorologjike, e cila ka krijuar  probleme të shumta në zona të ndryshme të vendit.

Nishani tha se ngritja e shtabit qendror për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e borës do jetë 24 orë në gatishmëri dhe në kontakt me nevojat dhe emergjencat, në zbatim të një plani veprimi.

Në krye të këtij operacioni, theksoi Nishani, “do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile që do merret me shkëmbimin e informacionit me një sërë institucionesh lokale e qendrore, ndërsa kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit përgatitjen e paketave dhe rezervave ushqimore për tu shpërndarë për komunitetin në zonat e prekura

“Për MPPT, kërkohet menaxhim dhe monitorim i kontratave për mirëmbajtjen e rrugëve, të monitorohet menaxhimi i mjeteve si skorje dhe kripë, të nevojshme për zhbllokimin e rrugëve”, tha Nishai ndrsa shtoi se Ministria e Mbrojtjes, të sigurojë rezerva të nevojshme për gjenë e gjallë, në zonat e bllokuara, apo kërkesash në vazhdim.

“Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë furnizimin e plotë në rast kërkesash nga emergjencat rajonale, një ekip mjekësh në gjendje gadishmërie në rast nevoje. Ministrina e Arsimit dhe Shkencës kërkohet të mbajë nën kontroll procesin e mësimëdhënies, kushtet apo vendimet për pezullimin e procesit në varësi të situates”, tha Nishani.

Më tej shtoi ai, “uhet të vëmë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për rrugët e bllokuara. Kërkohen 5 borëpastruese në akset kryesore, si dhe pajisja e tyre me skorie e kripë. Në gatishmëri të situatës edhe helikopterët për ndërhyrje nga ajri”, theksoi më tej Nishani.

Mbledhja e komitetit ndërqevereritar të emergjencave për të ndihmuar zonat e izoluara nga dëbora, e cila u mblodh  gjatë pasdites së sotme, vjen pas kërkesës së Kryeministrit Sali Berisha ku kërkoi mbledhjen e sa më shpejt të këtij komuniteti me në krye Ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. (LajmeShqip.com)