Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 11:13

Gjirokastër – U nisa duke e menduar si mision të pamundur.
Por marrja e detyrës nga redaksia më detyroi që të tentoja deri aty ku do të mund të arrija. Dhe tentova.

Me një frikë që më shkoi deri në palcë arrita që të kaloja Gjirokastrën. Befas në një kthesë të lehtë vura re Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, u shtanga dhe u frikësova njëkohësisht.

Kisha hipur në vend të parë të një makine luksoze. Tentova t’i bëja një foto policisë por nuk arrita ta ngrija dorën në lartësinë e duhur për të pasur mundësinë e një foto të lexueshme. E kaluam lehtësisht, edhe këtë pikë të vështirë, për mua.

Pyeta personin që më shoqëroi, që sigurisht ishte nga fshati i Lazaratit, se me çfarë funksioni ishin ata “të Shpejtët” në mes të rrugës, dhe përgjigjia ishte e shpejtë “Shohin dokumentat e makinës”.

U çudita! Unë mendoja se ky ishte ai sulmi që policia i bën Lazaratit. Policia duket se është dorëzuar jo vetëm para fshatit rebel të Lazaratit, por edhe përballë premtimeve të bëra për asgjësimin e bimëve narkotike në këtë zonë.

Nejse e kaluam, ecëm edhe një kilometër dhe premë djathtas për të hyrë në Lazarat. Aty frika më përshkoi të gjithën, po u mundova ta vetëkontrollohesha.

Hymë në hyrje të fshatit. Ajo çfarë më ishte ngulitur në kokë ishte se në Lazarat do të më prisnin edhe mua me armë që në krye të rrugës, por nuk ndodhi ashtu.

Hyra se bashku me bashkëudhëtarin tim që e bënte atë rrugë 10 herë në ditë. Sapo kalova dy tre shtëpitë e para, pyeta personin “Kjo bima që shoh jeshile është Kanabis Sativa?”, “Po”- tha ai, sikur po më tregonte përrallën që unë po e dëgjoja për herë të parë.

Më tej pashë që uji rridhte shatërvan. Populli i Lzaratit kishte hapur puse, ngaqë policia nuk i linte rehat herë pas herë me atë ‘punën e sekuestrimit”. Nuk eca shumë gjatë, se edhe malore ishte, kur mu shfaqen karvanë të tërë makinash të mëdha me bote uji për sipër, ca me targa, ca pa targa, ca me flamur PD ca pa flamur PD, ca të kuqe, ca blu, ca jeshile. Po në ngjitje e zbritje ata i shihje të kryenin mision: të siguronin ujin për parcelat. Ky ujë do të merrej nga puset e hapura sipër rrugës kryesore, pra në brendi të fshatit. Shkova deri në qendër të ‘qytetit’ aty ishte vërtetë një qytet me vete.

Tre karburante deri në qendër të fshatit, shkollë fillore, shkollë të mesme edhe kopshte për fëmijët, lokale një edhe dy katshe. Një qendër shumë luksoze për një fshat të madh siç njihet edhe Lazarati. Drita plotë që ndizeshin pa kursim, jo si në qytete të tjera që bashkia i lë pesë minuta dhe i fik dhjetë minuta.

Brenda meje po luftonte kurrshtja për të mësuar mbi këtë prodhim mariuhane dhe frikës se çfarë do të më priste. Por asnjë gjë nuk ndodhi, hyra në një parcelë diku sipër fshatit, e pashë tek rritej, dhe dola. Nuk më dehu era, siduket nuk ishte në kohën e duhur vizita ime. U mundova të shikoja njerëz me armë, po shkoja me idenë që do të përballesha me xhandarë që rrinin me armë në dorë. Por nuk pashë asnjë të tillë. U informova se çdo familje aty kishte armë, dhe armët i përdornin kur kishin informacion për ndërhyrjen e policisë, apo të ndonjë ngacmim të mundshëm të parcelave nga vetë banorët e fashatit. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte lartësia e murreve rrethuese që ishin ndoshta mbi tre metra, edhe kjo ishte shumë logjike, mbrojte sa më e mirë e mallit të tyre, ashtu siç e thërrisnin ndryshe Hashashin. Si përfundim shkuam e erdhëm si qytetarë, por pyetjet që të shkonin në kokë ishin të pafundme. Edhe për të marrë përgjigje sigurisht që duhet të pyesnim banorët, kultivuesit e hashashit.

Përveç të mirave materialeve që sjell mbjellja, kultivimi dhe shitja e Hashashit ka edhe rrezikun e tij. Njëri prej atyre është përballja me policinë, që detyrohen ti bëjnë rezistëncë. “Policia s’mund të ndërhyjë në këto momente pasi ishte shteti që lejoi para fushatës elektorale të kultivohej kjo bimë masivisht në këtë komunë, dhe tashmë çdo banor ka investuar qindra milionë lekë, çka bën që këta banorë të sakrifikojnë edhe jetën për të mbrojtur kanabisin”, tha njëri prej banorëve, duke shprehur edhe një pakënaqësi tjetër, atë të ardhjes së njerëzve të rinj. “Këtë vit në Lazarat ka një fenomen shumë shqetësues për banorët, ardhja e të huajëve në fshat, dhëndurrëve, miqëve e shokëve të njerëzve me imunitet, personave të inkriminuar, përsonave në kërkim pothuaj nga gjithë Shqipëria, të cilët kanë hapur toka rishtas dhe kanë kultivuar kanabis në vijimësi të tokave të kultivuara nga banorët e fshatit”, tha një kultivues që mesa duket po ndien rivalitetin në fshatin e tij.

KULTIVIMI I HASHASHIT

Me hashashin banorët e Lazaratit merren gjithë vitin, nga muaji janar edhe deri në muajin nëntor kur ai mblidhet, përpunohet dhe shitet. Si fillim ‘bujqit’ përgatisin tokën. Një kamion me pleh kushton 5 mijë deri në 7 mijë lekë të reja plus transportin, 25 mijë lëke të reja. Çdo parcelë minimalisht do një kamion pleh, krahas plehrave kimike dhe pesticideve të tjera. Më pas në muajin Mars, toka punohet e gjitha dhe hapen gropat, ku përsëri duhet pleh organik për të mbushur gropat. Fidanët e kanbisit përgatiten në kubikë dhe në serra të vogla. Tregëtarët e kanabisit e sigurojnë farën në Hollandë në mënyrë kontrabandë dhe çdo kokër që është përkatësisht një fidan kushton 8 euro. Më pas në muajin Maj fidanët mbillen në tokë. Çdo mëngjes dhe darkë kultivuesit i ujisin çdo bimë, ku nga botanika e kanabisit rezulton se çdo bimë që nga mbjellja deri në korrje do minimalisht 1.2 deri në 1.3 tonë ujë. Numri i bimëve të kultivuara varion nga 500 rrënjë deri në dy mijë rrënjë për çdo kultivues, çka do të thotë së shpenzimet për të blerë ujë variojnë nga 10 milionë lekë të vjetra deri në 20 miljon lekë të vjetra për çdo kultivues. Uji më parë sigurohej në lumin Drino, në Kordhocë, por me ndërhyrjen e herë pasherëshme të përvithsme të policisë, kultivuesit gjetën forma dhe metoda të tjera duke hapur puse në hyrje të fshatit tek Pularia. Këta puse ruhen me roje të armatosur pasi herë pas herë policia ka shkuar dhe u ka shkëtërruar këto puse. /Shqiptarja/