Lajme Shqip Friday, 09 August 2013 15:31

Tiranë – Një prej kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, Besim Ruçi, ka denoncuar në polici se ndaj tij është bërë një atentat.
Siç raporton Panorama, biznesmeni 45 vjeçar thotë se atentatori ka nxjerrë armën dhe ka tentuar që të qëllojë, por arma i është bllokuar.
Ruçi, kandidat i PS për Tiranën, thotë se nuk ka asnjë arsye se përse ndaj tij të jetë ndërmarrë një atentat i tillë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka gjetur as gëzhoja dhe as dëshmitarë në vendin e ngjarjes, raporton Tema. 
Ruçi thotë se atentati ndaj tij është organizuar në mesnatë në rrugën “Qamil Gurakuqi”.
Ruçi njihet si biznesmen në fushën e ndërtimeve, por ka në pronësi edhe një rrjet lokalesh e hotelesh.
Ai nuk arriti që të fitojë si deputet i PS në këto zgjedhje.
Në vitin 2011, ai ka kandiduar në zgjedhjet lokale për PS-në në komunën e Farkës.