Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 10:24

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në një strehim të refugjatëve në Kassel – Calden. 70 shqiptarë janë rrahur kundër 300 afganëve.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur të dielën në një rrahje masive në të cilën janë të përfshirë disa qindra njerëzit e kombeve të ndryshme.

Ballafaqimi i dhunshëm u nxit në mesditë në sportel të ushqimit.

Sipas policisë, 14 persona janë plagosur, duke u përfshirë edhe tre policë. Siç thotë policia në mbrëmje , pjesëmarrësit përdorën ndër të tjera edhe shkopinj dhe vendi u mbulua me gaz lotsjellës.