Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 11:31

Taksisti i ka shpëtuar dy shokë. Këta u sulmuan nga një grup tjetër të rinjësh në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”, ka njofttuar Televzioni “Telma”.

Bashkë me këta dy ishin edhe dy vajza dhe më mashkull tjetër i cili arriti të ikë, nga sulmuesit e dhunshëm. Incidenti ka ndodhur rreth orës 23.00, ka rrëfyer nëna e njërit nga të rinjt e lënduar. Grupi i të rinjëve që sulmoi është shpërndarë në momentin kur në ndihmë viktimave u kishte dal një taksist, transmeton Lajm.

Taksisti njëri nga të lënduarit e kishte dërguar në spital, më pastaj i ishte paraqitur nënës së tij të cilës ia kishte shpjeguar ndodhinë. Të rikujtojmë se ky incident po vjen vetëm dy ditë pas incidentit ku pësuar brutalisht të rinjt shqiptarë nga një grup huliganësh maqedonas, për të cilët thuhet se kanë qenë pjestarë të grupit të tifozëve “Komiti”.