Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 07:14

Prishtinë – “Masa reciprocitetit e vendosur nga qeveria e Kosovës është perfekte dhe legjitime, pasi Serbia nuk lejon mallrat e Kosovës në Serbi, edhe Kosova ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë ndaj Serbisë”. Kështu ka thënë për RTK-në ish-ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës, diplomati austriak Albert Rohan.

RTK citon ambasadorin Rohan të ketë shprehur keqardhje për dhunën e shfaqur në veri të Kosovës, i cili ka thënë se nuk mund ta dijë nëse ishin grupet kriminale ato që bënë dhunë, apo dhuna ishte e organizuar nga Beogradi.