Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 08:35

Prishtinë – Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet midis Kosovës dhe Beogradit, Robert Cooper, dp të raportojë sot në BE për situatën midis dy vendeve, pas vizitës dyditëshe që zhvilloi në fillim të javës në Beograd dhe në Prishtinë.

Robert Cooper që për ka mision ndërmjetësimin në bisedime, kishte ndërprerë procesin e dialogimit midis Prishtinës dhe Beogradit, për ta shtyrë atë në shtator.

Ndërkohë, dje, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka fajësuar Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper për shtyrjen e raundit të fundit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, sipas të cilit ky boshllëk i krijuar në procesin e bisedimeve, ka nxitur shqiptarët e Prishtinës që të destabilizojnë situatën në veri të vendit. (LajmeShqip.com)